E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriu bën “nul” marrëveshjen Rama -Meloni
Lajme

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriu bën “nul” marrëveshjen Rama -Meloni

Duket se e gjitha kjo ishte një manovër elektorale e Giorgia Melonit, që ju dha nga një socialist shqiptar. E për këtë, të majtët e Italisë e urrejnë Edi Ramën, dhe kërkuan madje edhe përjashtimin e PS-së nga Internacionalja Socialiste dhe Partia Socialiste Evropiane…

Një goditje e fortë i ka ardhur Edi Ramës nga qendra e Evropës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka marrë një vendim, ku ndalon qeverinë italiane që të ndërmarrë masa urgjente për emigrantët.

Me fjalë të tjera, e ndalon në mënyrë precize që të ndërmarrë masa qeveritare, që devijon procedurat ligjore në trajtimin, pranimin e legalizimin e emigrantëve të paligjshëm që kërkojnë strehë në Itali.

Lajmin e bën të ditur ‘La Republica’, e cila thekson në shkrimin e saj se efekti i parë i vendimit të Strasburgut mund të jetë ai i një shtyrjeje të përkohshme të projektit për hapjen e qendrës së emigrantëve në Shëngjin.

Protokolli i nënshkruar nga Giorgia Meloni dhe Edi Rama parashikon se do të zbatohen procedura të përshpejtuara kufitare për migrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet ushtarake italiane, përfshirë edhe garancinë e diskutueshme prej 5000 euro për të pritur vendimin për kërkesën për azil në liri dhe jo të  bllokuar në qendrat shqiptare.

Ministria e Brendshme italiane, pasi Kasacioni ia ktheu çështjen gjyqtarëve të Strasburgut, kishte kërkuar shqyrtimin urgjent të ankesës. Por Gjykata Evropiane tha jo! Prandaj, vendimi mund të zgjasë disa muaj.

Ka qenë Gjykata e Kasacionit të Italisë, e cila ka kërkuar një sentencë nga Strasburgu për këtë çështje, e Gjykata Evropiane i ka kërkuar qeverisë italiane që të respektojë me përpikmëri protokollet e Bashkimit Evropian për këtë çështje.

Në vendim theksohet se qeveria nuk ka të drejtë të ndalojë apo kufizojë lirinë e emigrantëve, ndërsa ata kanë nisur procedurat për azil. E praktikisht, kjo frazë e kthen paktin Rama-Meloni në ‘nul’. Çka në të vërtetë u parashikua nga ekspertë të njohur në Itali, që në fillim. Madje edhe Rama e tha në një intervistë për podkastin e La Repubblica, para pak kohësh. Duket e gjitha kjo ishte një manovër elektorale e Giorgia Melonit, që ju dha nga një socialist shqiptar. E për këtë, të majtët e Italisë e urrejnë Edi Ramën, dhe kërkuan madje edhe përjashtimin e PS-së nga Internacionalja Socialiste dhe Partia Socialiste Evropiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.