E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata lë në burg 2 të rinjtë nga Mirdita, që morën peng 19-vjeçarin
Lajme

Gjykata lë në burg 2 të rinjtë nga Mirdita, që morën peng 19-vjeçarin

Gjykata e Lezhës la në burg pa afat dy të rinjtë, pasi morën dhe mbajtën peng në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Mirditë.

Seanca gjyqësore ndaj dy të rinjve u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa gjyqtari Renis Shehu pranoi kërkesën e prokurorit duke cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre për veprat penale “heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Të rinjtë u kapën disa ditë më parë. Qëllimi i tyre ishte që t’i vidhnin 19-vjeçarit paratë që ai kishte. Pasi i morën me forcë 220 mijë Lekët që kishte me vete duke e mbajtur në një makinë në një garazh, të rinjtë ikën nga vendi i ngjarjes. Më pas e lanë në rrugë 19-vjeçarin.

Ky i fundit mori policinë në telefon dhe pas operacionit të uniformave blu u arrestuan dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.