E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Rama: Ata që flasin për rrezik të shkatërrimit delirojnë! Sazani, zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës
Lajme

Investimet e dhëndrit të Donald Trump në Shqipëri, Rama: Ata që flasin për rrezik të shkatërrimit delirojnë! Sazani, zonë e mbrojtur vetëm nga ushtarët e Enver Hoxhës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se dhëndri i ish-Presidentit Donald Trump pritet të investojë në dy zona turistike të Shqipërisë, në ishullin e Sazanit dhe në Manastirin e Zvërnecit.

Sipas kryeministrit Edi Rama, ata që flasin për shkatërrim të zonave të mbrojtura, thjesht delirojnë, pasi siç u shpreh ai “Sazani nuk ka qenë kurrë zonë e mbrojtur, përveçse nga ushtarët e Enver Hoxhës”.

“Dhëndri i ish presidentit Trump shpalli iniciativën për të investuar në Shqipëri.  Po ata  që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për investime direkte sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës”, tha Rama.

Jared Kushner deklaroi se ne Sazan planifikon te ndertoje nje resort te brandit Aman.

Aman Resorts zoterohet nga Vladislav Doronin, nje oligark i lindur ne Rusi, tashme me nenshtetesi suedeze dhe zviceriane.

Doronin eshte njeriu qe punesoi Charles McGonigal si shef sigurie te Aman Resorts, sapo ky i fundit u terhoq nga FBI. Diten qe McGonigal u arrestua ne aeroport ishte duke u kthyer nga Sri Lanka, ku kishte inspektuar resortet e grupit Aman atje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.