E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqtari në gjendje të rëndë apo e bën thjesht për lirimin e tij?
Lajme

Gjyqtari në gjendje të rëndë apo e bën thjesht për lirimin e tij?

Gjyqtari i pezulluar i Apelit, Shkëlqim Miri, i dyshuar për akuzën e korrupsionit, kërkon për të dytën herë brenda dy javësh zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg” me masë më të lehtë, për arsye shëndetësore.
Në seancën e së enjtes, avokati i tij mbrojtës, Ardian Visha tha para trupit gjykues se 46-vjeçari është transferuar në ambientet e spitalit të burgut, në gjendje të rëndë shëndetësore dhe qëndrimi i mëtejshëm atje i rrezikon jetën, shkruan GSH.

Ai kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një masë më të lehtë, me qëllim që klienti i tij të ketë mundësinë për t’u kuruar, pasi prej disa muajsh është diagnostikuar me tumor.
Pas kërkesës së avokatit mbrojtës, gjykata vendosi të caktojë dy ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët do të verifikojnë gjendjen e Shkëlqim Mirit. Specialistët e fushës pas verifikimit do të shprehen nëse është në rrezik jeta e 46-vjeçarit në kushtet e paraburgimit.

Gjyqtari i Apelit Tiranë u ndalua në kuadër të operacionit policor “Një vrasje e dytë”. Ai akuzohet për veprën penale të korrupsionit të funksionarëve të drejtësisë.

Shkëlqim Miri dyshohet se favorizoi të dënuarin Gentian Doda, duke i ndryshuar akuzën nga vrasje me paramendim në plagosje të rëndë me pasojë vdekjen, kundrejt një shume të konsideruar parash.

Prokuroria për Krime të Rënda thotë se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë gjykatësin në skemën korruptive. Organi i akuzës thekson se gjatë kontrollit në banesën e 46-vjeçarit u gjet dhe sekuestrua një shumë prej 340 milionë lekësh.

Pas ndalimit nga blutë e kryeqytetit me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Gjatë marrjes në pyetje, ai ka thënë se vetëm një pjesë e parave ishin të tij (rreth 3 mln lekë), ndërsa pjesa tjetër ishte e një të afërmi të tij, i cili do të blinte një pronë në Tiranë.

“Rreth 3 milionë lekë janë të miat, pjesa tjetër të një të afërmi i cili mi kishte lënë sepse do blinte një pronë të Tiranë.

Kursimet i kisha nga pagat dhe i mbaja në shtëpi”, është shprehur gjyqtari. Shkëlqim Miri është marrë në pyetje nga prokurori Klodjan Braho dhe dy oficerë të policisë gjyqësore në prani të avokatit të tij Ardian Visha. 46-vjeçari, i cili u ndalua nga policia për shpërdorim detyre dhe korrupsion, rrezikon të dënohet deri në 4 vite burg.

Miri ka një karrierë 25-vjeçare në drejtësi, që nga gjyqtar i Shkallës së Parë, më tej gjyqtar Apeli në Durrës, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga 2007 në 2011-ën dhe së fundmi gjyqtar i Apelit në Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.