Milan zhytet edhe më shumë në krizë, e mposht dhe Rijeka
Për Milanin duket se kriza nuk ka fund. Pas barazimit katastrofik ndaj Beneventos në minutën e 95-të Milan ka pësuar një tjetër humbje sonte të papritur ku është mundur pastë
2:0 nga Rijeka në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Europa League Golat për skuadrën vendëse i shënuan Puljic dhe Gavranovic.
Pas kësaj humbje Milan mban vendin e parë në Grupin D me 11 pikë, tri më shumë se sa AEK në vendin e dytë.
Por edhe pse kjo nuk është një humbje që I kushton, nuk është pozitive për gjendjen ku ndodhet ekipi ku edhe pas merkatos prej më shumë se 200 milionë euro ekipi paraqitet mjaft dobët në kampionatin Italian. (B.H/Faxweb)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



