Detajet / Po e ndiqte policia , Shkodra dhe 7 klandestinë humbën jetën pasi makina ra në lumin Vjosë
Detaje të reja dalin nga ngjarja tragjike në Këlcyrë, ku drejtuesi i një mjeti nga Shkodra dhe 7 klandestinë humbën jetën pasi makina ku udhëtonin “fluturoi” rreth 100 metra nga rruga në afërsi të fshatit Kuqar dhe përfundoi në anë të lumit Vjosë.
Raportohet se patrulla ka piksuar automjetin dhe është vendosur në ndjekje të tij. Shoferi nga Shkodra, cili po udhëtonte drejt Këlcyrës është kthyer në rrugë dhe ka tentuar të arratiset.
Por, në tentativë për t’i shpëtuar efektivëve, nga shpejtësia e lartë me të cilën po drejtonte mjetin, shoferi ka humbur kontrollin e makinës në aksin Këlcyrë- Përmet dhe ka dalë nga rruga.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm (2 prill) dhe mësohet se të gjitha viktimat janë meshkuj.
“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë”, raporton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Aksidenti me 8 viktima, jehonë në mediat e huaja/ ‘
Aksidenti me 8 viktima, jehonë në mediat e huaja/ ‘Washington Post’: Shqipëria do marrë edhe mijëra refugjatë

Aksidenti me tetë viktima në Shqipëri ka gjetur jehonë edhe në mediat e rëndësishme ndërkombëtare. Gazeta e njohur amerikane ‘Washington Post’ shkruan se viktimat ishin emigrantë.
Ndërkohë gazeta thekson se Shqipëria pritet po ashtu të marrë mijëra refugjatë pas një marrëveshje me Italinë.
“Një makinë u përplas në një lumë në Shqipërinë juglindore, duke vrarë të tetë personat në bord, duke përfshirë shtatë emigrantë të dyshuar dhe një shofer vendas, tha policia shqiptare të martën.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është kthyer në lumin Vjosa rreth 240 kilometra (150 milje) në juglindje të kryeqytetit, Tiranës, rreth orës 4 të mëngjesit të së martës, sipas një njoftimi të policisë. Shtatë nga viktimat dyshohej se ishin “nga vendet e treta”, tha policia, duke përdorur një përshkrim që përdoret shpesh për t’iu referuar emigrantëve.
Shqipëria nuk është një rrugë kryesore për emigrantët, por grupe të vogla nga vendet arabe apo Azia e përdorin atë për të arritur në Itali nga deti ose në vende të tjera fqinje nga toka.
Në vitin 2019, Shqipëria u bë vendi i parë jo-anëtar i BE-së që lejoi oficerët e agjencisë kufitare të bllokut Frontex për të menaxhuar kufijtë e saj në jug dhe lindje, ku kalojnë zakonisht emigrantët.
Parlamenti i Shqipërisë miratoi në shkurt një marrëveshje që vendi të mbajë mijëra azilkërkues për Italinë,” shkruan gazeta.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco