E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u ndërtua pa leje në mes të Dhërmiut hoteli i drejtorit të Veliajt “La Brisa”, ku pushonte edhe Rama
Lajme

Si u ndërtua pa leje në mes të Dhërmiut hoteli i drejtorit të Veliajt “La Brisa”, ku pushonte edhe Rama

Elvin Tivari, ish-drejtor i shitjeve në Ujësjellës-Kanalizime në Tiranë, nga një punonjës i thjeshtë, tashmë është kthyer në një sipërmarrës të suksesshëm që qarkullon miliona euro.

Investimet e tij shtrihen në ndërtim, hoteleri, restorante, zyra konsulence, që në Shqipëri njihen si zyra seksere dhe zyra në fushën e shitjeve imobiliare.

SPAK-u po kryen hetime në lidhje me drejtorët e tjerë të Erion Veliajt që mund të jenë përfshirë në afera korruptive, ku në sitë është edhe Elvin Tivari.

Përveç të tjerave, Elvin Tivari zotëron aksione edhe në kompaninë “La Brisa”, e cila është themeluar më 3 shkurt të 2022. Ashtu siç edhe Belind Këlliçi denoncoi një ditë më parë, Fatos Malaj zotëron 60% të aksioneve dhe Tivari 40% të aksioneve.

Kjo kompani menaxhon një prej hoteleve luksoze në bregdetin e Dhërmi, pikërisht holetin “La Briza”, e cila ndodhet në perlën e bregdetit shqiptar.

Ky hotel ka nisur aktivitetin e tij në verën e vitit 2022 dhe kjo duket qartazi në një postim të bërë nga vetë faqja e “La Brisa”-s në “Instagram”. Më 8 korrik të 2022, theksohet në një postim në “Instagram”, ku janë publikuar edhe disa foto të hotelit se turistët mund të vijnë për të shijuar ditët e verës në këtë hotel.

Por ku qëndron shkelja?

Leja e ndërtimit për këtë hotel është dhënë në gusht të 2023, ndërkohë aktivitetin ky biznes në bregdetin e jugut shqiptar e ka nisur në korrik të 2022-shit.

Siç duket qartazi edhe në dokument, leja e ndërtimit për këtë hotel është miratuar në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit më 1 gusht të 2023-shit.

Pra, hoteli “La Brisa” në Dhërmi, ku pronar është dhe Elvin Tivari është ndërtuar pa leje dhe ka nisur aktivitetin e tij, një vit para se të miratohej leja nga institucionet.

Elvin Tivari dhe bashkëpunëtorët e tij kanë mundur të bëjnë biznes në shkeje të ligjit dhe qarkullojnë me miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.