E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi i kërkon Nikollës, iterpelancë me kryeministrin për Olsi Ramën:  E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrore.
Lajme

Bardhi i kërkon Nikollës, iterpelancë me kryeministrin për Olsi Ramën: E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrore.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, reagoi pasi kryeministri Edi Rama refuzoi pjesëmarrjen në interpelancën e kërkuar për çështjen e implikimit të vëllait të tij në trafikun e drogës.

Bardhi i kërkon kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla që kjo interpelancë të përfshihet në rendin e ditës.

“Kushtetuta dhe rregullorja të detyron të përfshish në rendin e ditës interpelancën me kryeministrin.

Sot jam njoftuar publikisht nga kryeministri, për refuzimin e interpelancës. E ke i shndërruar republikën parlamentare në republikë kryeministrore.

Nuk ka tagër ligjor dhe kushtetues që kryeministri të vendosë arsyet dhe temat e thirrjes në interpelancë, ashtu siç nuk ka tagër te refuzoje.

Kjo është shkelje e hapur kushtetuese,” shprehet Bardhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.