E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve për revokimin e masës së  Berishës
Lajme

GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve për revokimin e masës së Berishës

GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve për revokimin e masës së kryetarit të PD, Sali Berisha.

Gjykata e Posaçme me trupë Irena Gjokën ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin.

Kujtojmë se lideri i opozitës, Sali Berisha ndodhet në ‘arrest shtëpie’ që prej 30 dhjetorit 2023. Kreu i opozitës mbahet në arrest shtëpiak me urdhër të pushtetit, pasi ndaj tij nuk ka asnjë akuzë apo fakt, edhe pse SPAK ka hetur prej tre vitesh gjithë aktivitetin e tij si kryeministër.

Kujtojmë se gjyqtarja që po përdor Edi Rama për të përndjekur me gjykata politike liderin e opozitës është Irena Gjoka, gjyqtare në konflik të pastër me çështjen pasi është shkarkuar nga detyra në vitin 1996 nga Sali Berisha për paaftësi në kryerjen e detyrës. Më tej Gjoka doli të ishte një gjyqtare me 3 mbiemra dhe e dënuar në shtetin grek, siç raportuan mediat fqinje, për falsifikim dokumentesh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.