E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari tallet me Ramën: Darka e Iftarit u sponsorizua nga kompanitë “5D” dhe “Integrated Energy”
Lajme

Gazetari tallet me Ramën: Darka e Iftarit u sponsorizua nga kompanitë “5D” dhe “Integrated Energy”

Gazetari Klodian Tomorri ironizoi kryeministrin Edi Rama për darkën e Iftarit që shtroi këtë të hënë.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tomorri thotë se të ishte në vend të Ramës do të falenderonte spoinsorët e Iftarit.

Me tone ironie, ai deklaron se sposorët janë kompania “5D” e drejtorëve të Erion Veliajt dhe “Integrated Energy” e inceneratorit të Tiranës.

“Unë të jem si Rama aty nga mesi i darkës së Iftarit, që ka shtruar sot, çohem në këmbë dhe i them nja dy llafe.

“Të dashur miq dhe të ftuar, ky është momenti për të falenderuar sponsorat tanë, ata që bënë të mundur këtë darkë kaq të gëzueshme.

Së pari, falenderojmë sponsorin tonë gjeneral 5D Konstruksion, i cili bëri të mundur gjithë këto të mira dhe yshyratë që kemi përpara në tryezë.

Së dyti, nuk mund të lëmë pa falenderuar po ashtu një tjetër sponsor të nderuar, kompaninë inovatore Integrated Energy B.V S.P.V P.S.T. Këta bënë të mundur pagimin e qirasë së lokalit. Në fund u kemi përgatitur dhe ndonjë dhuratë të vogël për me vete si simbol i bujarisë që rrezaton ky muaj i Madhërishëm”

Se edhe kështu thatë nuk shtyhet kjo punë, pa dy llafe aty”, thekson gazetari.

Tomorri ironizon Ramën/ Darka e Iftarit u sponsorizua nga kompanitë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.