E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Kosovë, ja kush është vrasësi i 21-vjeçares
Lajme

Vrasja në Kosovë, ja kush është vrasësi i 21-vjeçares

Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku e vrarë mbeti 21-vjeçarja Erona Cokli. Autor i krimit është ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar Valon Aliu.

Të pranishëm gjatë momentit tragjik kanë qenë vëllai i të ndjerës, i cili mbeti i plagosur dhe Adelina Rexhepi, drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj. Ajo ka treguar për mediat kosovare se si nisi konflikti.

Rexhepi tha se i dyshuari për vrasjen e Coklit kishte shkuar për ta marrë fëmijën e tij dhe se nuk kishin konflikte me bashkëshorten, por me tu kthyer sërish te qendra ka filluar konflikti, i cili përfundoi me vrasje.

“Realisht nuk kanë pasur konflikte, ka ardhur bashkëshorti për të marrë fëmijën e tij nga ora 13:00, ka diskutuar me ata të qendrës për punë sociale, e ka marrë djalin dhe ka dalë jashtë, është kthy prapë dhe është takuar jashtë institucionit me bashkëshorten e tij dhe të dy bashkë kanë ardhur prapë në qendër dhe nga aty ka filluar konflikti.

Kanë qenë partnerë pa kurorë dhe kanë bërë kërkesë për divorc”, tha Rexhepi.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi dje. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kurti shkruan se nuk ka pse t’i dijë detajet, por kërkon që drejtësia të veprojë pa vonesa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.