E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Balla publikon pamjet: Të parandalohen ngjarje të tilla kriminale
Politikë

Ministri Balla publikon pamjet: Të parandalohen ngjarje të tilla kriminale

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka publikuar pamjet kur tre persona nën kërcënimin e një arme imituese silenciator vodhën lekë e celular dhe më pas xhiron ditore të një pike karburanti.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se nxit të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandaluar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

Parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe reagimi i menjëhershëm dhe profesional i shërbimeve të Policisë janë kundërpërgjigjet më të mira ndaj atyre që tentojnë dhe guxojnë të kryejnë të tilla veprime kriminale si dhe rrisin akoma më shumë besimin e qytetarëve të Policia. Përgëzime Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për reagimin në kohë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tre autorëve që nën kërcënimin e një arme imituese me silenciator, vodhën lekë e celularë dhe në ikje vodhën dhe xhiron ditore në një karburant. Nxis të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në qarqe që të rrisin vigjilencën për të parandalar ngjarjet kriminale kundër personit dhe pronës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.