E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Adriatik Lapaj komenton raporti e DASH për Shqipërinë, Lapaj: Korrupsioni është madhor, kjo mund të ndryshojë vetëm falë vullnetit popullor
Lajme

Adriatik Lapaj komenton raporti e DASH për Shqipërinë, Lapaj: Korrupsioni është madhor, kjo mund të ndryshojë vetëm falë vullnetit popullor

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik  Lapaj ka komentuar raportin e DASH për Shqipërinë në News24

lapaj32323

Lapaj tha se korrupsioni në vendin tonë është madhor, ndërsa e vetmja zgjedhje sipas tij është vullneti i qytetarëve për të reaguar ndaj këtij fenomeni.

“Në Shqipëri korrupsioni të përplaset në fytyrë, korrupsioni është karburanti që mban ngrehinën në këmbë. Qytetarët duhet të presin krahët e zgjatur të politikës ndaj drejtësisë.

Vota deformohet në Shqipëri përmes blerjes, përmes përdorimit të të fortëve etj. E gjitha mund të ndryshojë falë vullnetit popullor. Ndërkombëtarët dokumentojnë sistemin, ndërsa qytetarët mund ta ndryshojnë realitetin duke reaguar”, deklaroi Lapaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.