E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jep dorëheqjen drejtori i teatrit të Fierit, pasi shkoi në mitingun e Ramës në Athinë
Lajme

Jep dorëheqjen drejtori i teatrit të Fierit, pasi shkoi në mitingun e Ramës në Athinë

Drejtori i Teatrit “Bylis” në Fier, Klajdi Marku, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij pas denoncimit në media për pjesëmarjen e tij dhe të trupës së aktorëve në takimin e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Marku, në një deklaratë për mediat, thotë se dorëheqjen po e jep për të ruajtur imazhin e tij.

“Unë jam aktor dhe regjisor prej shumë vitesh në teatrin ‘Bylis’ dhe me këtë post e me këtë detyrim nuk më lidh asnjë detyrim partiak dhe në këto kushte zhvishem nga posti i drejtorit në mënyrë administrative dhe ligjore duke bërë dorëheqjen për të ruajtur imazhin tim personal dhe të artistit”, shprehet ai.

Marku pranon se ka qenë në takimin e Ramës, por pretendon se në Greqi kishte shkuar për të marrë pjesë në një aktivitet.

“Po, kam qenë pjesëmarrës në aktivitet. Por kam qenë me trupën pjesëmarrës në aktivitet në Korinth, ku kemi dhënë shfaqje në datën 11 maj. Në datën 12 meqenëse grupi donte të shikonte aktivitetin, shkuam”, thekson drejtori i teatrit “Bylis”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.