E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri Cameroon në Tiranë, shpall planin britanik për luftën ndaj krimit të organizuar shqiptar
Lajme

Ministri Cameroon në Tiranë, shpall planin britanik për luftën ndaj krimit të organizuar shqiptar

David Cameron, sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, pritet të vizitojë Shqipërinë gjatë javës, ndërsa mediat britanike njoftojnë se ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

“Cameron do të njoftojë një goditje të re ndaj bandave të organizuara kriminale që qëndrojnë pas rrjeteve të trafikimit të njerëzve”, shkruan The Sun.

Sipas tabloidit britanik, Cameroon do të zhvillojë bisedime të nivelit të lartë me Presidentin, Kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm shqiptar”.

“Ai do të shpallë një program të ri për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri”, vijon The Sun.

Ndërkohë kryeministri Rishi Sunak po përgatitet të udhëtojë në Vjenë për bisedime mbi një goditje ndaj imigracionit të paligjshëm.

Kryeministri do të takohet me kancelarin austriak Karl Nehammer në fillim të kësaj jave për të bërë presion për veprime më të ashpra për të mbrojtur kufijtë e Evropës nga kriza e migracionit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.