E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prangoset i riu në Përmet,u kap në kufi me 13.5 kg drogë,
Lajme

Prangoset i riu në Përmet,u kap në kufi me 13.5 kg drogë,

Në pikën kufitare në “Tre Urat në Përmet janë kapur nga policia 13.5 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa. Në prangat e policisë ka rënë një 36 vjeçar, Johan Haska.

Njoftimi i policisë për arrestimin:

Më datë 09.12.2017, në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Tre Urat, Përmet, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi J. H. me automjetin e tij.

Pas përfundimit të procedurave të kontrollit të dokumentacionit, punonjësit e Policisë Kufitare, e kanë kaluar automjetin në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në një vend të përshtatur në shasinë e mjetit u gjet lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Pesha totale e lëndës rezultoi 13.5 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.