E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mikro-kreditë/ Guvernatori Sejko: Subjektet financiare iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve! Revokimi i licencës, ka pasoja për qytetarët
Lajme

Mikro-kreditë/ Guvernatori Sejko: Subjektet financiare iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve! Revokimi i licencës, ka pasoja për qytetarët

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve, por shtoi se revokimi i licensave është masa e fundit që mund të ndërmarrin për shkak se mund të sjellë pasoja tek qytetarët.

Gent Sejk

Sa i përket normës së interesit, Gent Sejko deklaroi se janë bërë inspektime ndërsa theksoi se janë ulur me tre herë.

Gent Sejko: Subjektet financiare që japin mikrokredi iu janë nënshtruar të gjitha kontrolleve. Revokimi i licensës është masa e fundit që mund të marrë Banka e Shqipërisë. Kjo mund të sjellë pasoja edhe për klientët. Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë as në marrëdhëniet që ka MCA me kontraktorët e tjerë. Problemi me MCA është se të gjitha palët tashmë iu drejtohen gjykatave. Qytetarët duhet të paguajnë detyrimet që kanë.

Problemi në lidhje me normën e interesit ka të bëjë me mikro-kreditë. Kemi bërë inspektime dhe normat e interesit janë ulur me tre herë. Kemi qenë në nivelet e mbi 200 përqind e jemi tek 50-60 përqind, në qershor do kemi shifrën e re të përditësuar. Kemi marrë edhe masa, që detyrimi për klientët mos të jetë më tepër se 30 përqind e shumës së marrë si kredi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.