Paradoksale, por Dumani raporton përballë Xhaçkës dhe Ndrecës me konflikt interesi
Miks kolegësh të së njëjtë oganizatë ka qenë paraditja e së martës (22 maj), në Komisionin e Ligjeve ku u prezantua raporti vjetor i SPAK për 2023. Thëniet e shpeshta të Erion Veliajt, ‘kolegët e SPAK’ ka marrë një kuptim më të plotë sot në Kuvend, ku kreu i organizatës së Rilindjes që mbulon prokurorinë, Altin Dumani, është detyruar të raportojë përballë kolegëve të tij të Rilindjes, që mbulojnë ligjet në Kuvend, Olta Xhaçka, Eduard Ndreca etj.
Përveç lutjeve të Dumanit për garanci nga shefi i organizatës, ajo që e bë më qesharake se çdo gjë panoramën e partisë-shtet është pikërisht pamja e sotme, ku investitorja strategjike e Ramës dhe deputetë të lidhur me krimin e narkotrafikun kanë rolin e monitoruesit të Dumanit. Pra, duhet ta pyesin, duhet t’i kërkojnë llogari për punën etj.
Anëtar të komisionit të Ligjeve janë ish-ministrja dhe deputetja socialiste Olta Xhaçka, e cila siç shihet në foton e mësipërme është ulur e dyta në radhë nga krahu i socialistëve.
SPAK është duke hetuar çështjen e bashkëshortit të Xhaçkës, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, i cili u shpall investitor strategjik nga Edi Rama për të ndërtuar resortin “Dreamades Luxury Suites” në fshatin Gjilekë të Himarës.
Por, prona ku do të ndërtohej resorti rezultoi me letra të falsifikuara dhe është sekuestruar e gjitha nga SPAK.
Për këtë çështje, SPAK ka arrestuar ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe disa zyrtarë të nivelit të ulët të Bashkisë, teksa Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi vazhdojnë të mbeten të paprekur edhe pse kanë dëshmuar disa herë në Prokurorinë e Posaçme.
Xhaçka akuzohet nga opozita se ka shkelur Kushtetutën, duke përfituar si deputete të mira publike, që kur bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, fitoi të drejtën e përdorimit të bregdetit për 30 vite falë një vendimi qeverie.
Përveç Xhaçkës edhe deputeti tjetër i PS-së Eduard Ndreca është i parnishëm në sallë, pasi edhe ai është pjesë e Komisionit Ligjeve dhe po ndjek nga afër raportimin e Altin Dumanit ku po prezanton punën e bërë nga institucioni që ai drejton përgjatë vitit të kaluar është degjesës së raportit të SPAK. Ndërkohë familjarët e tij të afërt janë arrestuar, ose në kërkim për lidhje me krimin e organizuar dhe narkotrafikun.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



