Durrës/ Gjykata lë në burg babanë që akuzohet se ka abuzuar me vajzën e mitur
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Bledar Rakon, i cili akuzohet nga vajza për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të bijën prej disa vitesh.
I akuzuari fillimisht u mbrojt me avokat të caktuar kryesisht nga gjykata. Më pas seanca u ndërpre, pasi 48-vjeçari ka thënë se ka avokatin e tij.
48-vjeçari i ka mohuar akuzat para trupit gjykues.
Vajza 14 vjeçe rrëfeu përpara psikologes së shkollës se babai kishte abuzuar me të prej vitesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



