Sot në Kuvend projektrezoluta antikorrupsion
Ditën e sotme, në orën 13:00, do të mbahet seanca plenare e radhës.
Në rendin e ditës është projektrezoluta e mazhorancës “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.
Pas miratimit të rezolutës antikorrupsion, pritet që të miratohet edhe komisioni anti-SPAK, i denoncuar pak muaj më parë nga CNA, i cili do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Ky komision ka për synim të kontrollojë punën e SPAK-ut, duke e thirrur këtë institucion në apel.
Këto hapa të ndërmarrë nga mazhoranca kanë shqetësuar ndërkombëtarët, pasi ka patur një reagim nga BE dhe SHBA.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



