E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Shoferi i droguar përfundon në oborrin e shtëpisë private
Lajme

Tiranë/ Shoferi i droguar përfundon në oborrin e shtëpisë private

Një makinë ka përfunduar në oborrin e një banese private në Tiranë. Policia Rrugore njofton se në lidhje me këtë ngjarje ka arrestuar shoferin.

Sipas hetimeve ka rezultuar se ai ka qenë me shpejtësi pavarësisht se lëvizte në qendër të banuar, duke humbur kontrollin e mjetit. Si pasojë është futur brenda rrethimit të brendshëm të një banese private. Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

Por nuk mbaron me kaq. Autoritetet njoftuan se shoferi ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore që i bënin punonjësit e policisë. Për këtë arsye iu bë një test dhe rezultoi se ishte nën efektin e drogës si dhe në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur ekzaktësisht në rrugën “Marie Kraja”. Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur Renaldo Shytin, i cili ka pretenduar se ishte ai drejtuesi i makinës. Pas intervistimit, lindën dyshime se në fakt nuk ka qenë ai shoferi.

Pas disa minutash në vendin e ngjarjes është paraqitur Rodolf Menga, i cili po ashtu ka deklaruar se ka qenë ai drejtues i makinës. Për këtë arsye janë dërguar të dy në komisariat. Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i makinës ishte Menga.

Në dy testet për alkool ai ka rezultuar i pirë në nivelet 0.59 mg/l dhe 0.58 mg/l.

Ndërsa sipas testit të drogës rezulton se ka qenë nën efektin e kokainës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.