Goditet me levë avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha!
Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha është goditur me levë.

Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31 në zonën e ish-Bllokut.
Autorët e qëlluan 34-vjeçarin me sende të forta në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.
Sokol Mëngjesi ka një frakturë në kokë dhe dëmtime.
Për momentin ai është në urgjence dhe në gjendje stabël.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve. Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh.
Njoftim paraprak i Policisë së Shtetit
Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.
I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është normale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



