E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sqaron publikun: Tuneli i Llogarasë do hapet këtë verë
Lajme

Rama sqaron publikun: Tuneli i Llogarasë do hapet këtë verë

Mëngjesin e së mërkurës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa pamje nga Tuneli i Llogarasë, i cili është drejt përfundimit. Rama shprehet se tuneli i Llogarasë do të hapet këtë verë.

“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogarasë drejt hapjes për këtë verë, që bashkë me aeroportin e ri të Vlorës do t’i shtojnë industrisë së re të turizmit dy motorë vendimtarë për Shqipërinë 2030 kampione në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, u shpreh Rama. 

Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë inspektimit që kreu në tunelin e Llogarasë theksoi se këtë sezon nuk do të aplikohet asnjë tarifë për automjetet, të cilat do të kalojnë përmes tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.