Tonin Vocaj jep informacion rreth dhunës ndaj avokatit në ish-bllok
Drejtori i Policisë Vendore Tiranë, Tonin Vocaj bëri me dije se është shoqëruar në polici dhe personi i cili dyshohet se ka organizuar sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Sipas Vocajt, personi i shoqëruar si i dyshuar për organizimin e aktit të dhunës ndaj avokatit është shtetasi Dritan Nano
Vocaj tha se policia ka vënë në dispozicion shumën prej 20 mijë euro për cilindo që jep informacion për autorët e arratisur.
“Drejtoria e Policisë e mbështetur nga drejtoria e Forcave Speciale RENEA vazhdojnë operacionin për kërkimin dhe lokalizimin e autorëve të shpallur tashmë në kërkim.
Policia ka vënë dispozicion shumën prej 20 mijë eurosh për çdo individ që jep informacion për autorët”, deklaron Vocaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



