E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumenti i Bankës Botërore për pastrimin e Tiranës: Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro
Politikë

Dokumenti i Bankës Botërore për pastrimin e Tiranës: Nga 38 euro për ton, sot paguajmë 93 euro

Pastrimi i Tiranës nga mbetjet vijon të prodhojë skandale pasi miliona lekë zhduken çdo vit pa dhënë asnjë rezultat.

Së fundmi mediat kanë zbuluar një dokument të vitit 2014 të Bankës Botërore që kishte të bënte me pastrimin e Tiranës.

Ky dokument, studimi i fizibilitetit të IFC-së i vitit 2014, i Bankës Botërore, të cilin Erion Veliaj e përdor si alibi për të justifikuar planin për ngritjen e inceneratorit dhe rritjen e tarifës për pastrimin e Tiranës tregon se nga 38 euro ton për pastrimin e mbetjeve, tani paguajmë 93 euro.

Ky studim parashikonte pastrimin e Tiranës, mbledhjen e mbetjeve, zgjerimin e landfillit të Sharrës, depozitimin dhe përpunimin e tyre dhe bënin të gjithë këtë proces për 250 mijë tonë në vit me 38 euro për ton.

Por ndryshe nga dokumentet, qytetarët e Tiranës paguajnë 16 milionë euro për mbledhjen e mbetjeve dhe koshave. 16 milionë euro për 250 mijë ton mbetje në vit, totali shkon 64 euro për ton. Duke shtuar edhe 29 euro për ton për depozitim, pastrimi i Tiranës shkon në 93 euro për ton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.