FOTO SA 1000 fjalë! Vetëm plehra në aksin nocional Gjirokastër- Kakavijë
Dhjetori shënon një muaj festash jo vetëm për besimtarët në Shqipëri, por në tërësi për të gjithë qytetarët e vendit, të cilët i presin me gëzim ditët e fundit të këtij muaji.
Por teksa në shtëpitë e shumë shqiptarëve ka një pemë të Vitit të Ri të zbukuruar, panorama është krejt tjetër në rrugë.
Pamje të turpshme vijnë nga aksi nocional Gjirokastër- Kakavijë, ku në vend të pastërtisë, në të katërta anët sheh vetëm plehra, që varen si “zbukurime” pranë bimësisë së zonës.
Mijëra qytetarë kalojnë në këtë aks, pëfshi këtu edhe emigrantët shqiptarë që i rikthehen vendit të tyre për të festuar festat e fundvitit me familjen. Pamja e parë që ata marrin nga Shqipëria është kjo që mund të shihni nga fotot.
Fotot janë publikuar nga Newsbomb

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


