E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e  Tomor Malasit, ish-kryetari i parë i Bashkisë
Lajme

Tiranë/ Një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e Tomor Malasit, ish-kryetari i parë i Bashkisë

Një rrugë në kryeqytet ka marrë emrin e  Tomor Malasit, ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës në vitet 1991-’92 dhe një prej figurave të spikatura të PD-së pas 90-ës.

“Në jetën e një qyteti ka njerëz që kthehen në simbol të kohës që përcakton ndryshimet e mëdha të historisë së një vendi. Tomor Malasi e pati këtë fat, të ishte simbol i kohës që po kalonte Shqipëria në fillim vitet ‘90”.

Kryebashkiaku Erion Veliaj tha në fjalën e tij se Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së, të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe ish Presidenti Berisha, të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e vitit 1997.

 “Ai u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë në periudhën ’92-’96, në vitet jashtëzakonisht të vështira të tranzicionit, duke dëshmuar një urtësi të rrallë për atë kohë trazirash dhe një pjekuri në vendimet e veta. Madje, edhe në vitin ’97, në atë vit të mbrapshtë të Shqipërisë, iu bashkua grupit të deputetëve të PD, që u bënë rezistencë atyre politikanëve që donin t’i vinin zjarrin Shqipërisë për interesa të politikës së momentit”.

Projektimi i Tiranës si metropoli më i madh i Ballkanit, sipas Veliajt, u bë para 30 vitesh nga Tomor Malasi, i cili mundësoi vendosjen në kryeqytet të të gjithë atyre që erdhën nga çdo skaj i Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.