E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shefi i NATO-s: Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në Rusi
Lajme

Shefi i NATO-s: Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në Rusi

Ukraina ka të drejtën sipas ligjit ndërkombëtar për të sulmuar objektivat legjitime ushtarake në Rusi për vetëmbrojtje, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një vizite sot, në Suedi, anëtare e re e aleancës.

stoltenberg

“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes,” theksoi Stoltenberg në një konferencë shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristerson në një bazë ushtarake pranë Stokholmit.

“E drejta për vetëmbrojtje përfshin gjithashtu sulme ndaj objektivave legjitime ushtarake në territorin e palës sulmuese, në këtë rast Rusisë”, shtoi ai.

Kremlini njoftoi këtë javë se vendet perëndimore që furnizojnë Ukrainën me armë për të goditur tokën ruse do të përballen me Rusinë pasi presidenti Vladimir Putin tregoi se po konsideronte të hakmerrej.

“Kjo është një luftë që Rusia ka nisur kundër një vendi fqinj paqësor, demokratik, Ukrainës, i cili nuk ishte një kërcënim për Rusinë”,theksoi Stoltenberg.

“Nuk ka dyshim se Ukraina ka të drejtë të godasë objektivat në territorin rus,” theksoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.