E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Felaj  flet për Komisionin “Xhafaj”: Opozita është në mëdyshje, por në fund do bëhet pjesë!
Lajme

Felaj flet për Komisionin “Xhafaj”: Opozita është në mëdyshje, por në fund do bëhet pjesë!

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka pranuar “pazarin” mes mazhorancës e opozitës, për Komisionit ad hoc kundër korrupsionit, që synon kapjen e SPAK.

Pavarësisht telenovelës që luajti Rithemelimi i Berishës, duke braktisur sallën e Kuvendit në momentin e votimit të super-komisionit dhe refuzimeve në mediat se nuk do të marrinë pjesë në atë Komision, gjërat duket se janë komplet ndryshe.

Felaj ‘vulosi’ ekzistencën e  një pakti Rama-Berisha për të kapur SPAK-un, pasi në një intervistë për “Report Tv” ajo deklaroi se pavarësisht dyzimit të momentit opozita në fund do bëhet pjesë e këtij komisioni. Duke nxjerrë zbuluar telenovelën e grupit të Berishës i cili ka ngritur dyshime dhe ka kundërshtuar këtë komision.

“Momenti që ndërhymë me një draft rezolutë që fton për punë të përbashkët, punë e veçantë, planin afatgjatë që pritet të ndërtojë. Do shpresoj që opozita do të bëhet pjesë e komisionit ad hoc. Miratuam përbërjen, por emrat janë ata që përfaqësojnë PS, vendet bosh presin përfaqësuesit e opozitës. Pretendohet të ndërtohet një punë me të gjitha agjencitë ligjzbatuese, por nuk do ndërhymë në legjislacion. Është e shkruar në rezolutë. Kuvendi duhet të jetë protagonist në luftën ndaj korrupsionit.

Nuk do preket asnjë ligj që ka të bëj me organet e reja të drejtësisë dhe nuk preket  kushtetuta për veprimet e këtyre organeve. Prapë mendoj se opozita do vijë një ditë në komision. Nuk votuan kundër, kanë abstenuar. Janë në dilemë dhe mëdyshje. Në shumicë mendoj se ata nuk mendojnë se kjo është një hapësirë duhet bojkotuar”, u shpreh Felaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.