E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit/ Dipolmati Agim Nesho…
Lajme

Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit/ Dipolmati Agim Nesho…

Diplomati Agim Nesho i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, është shprehur se, përderisa kërkojmë të integrohemi në Bashkimin Evropian, kjo nuk do të thotë se duhet të kritikojmë Shtetet e Bashkuara, pasi SHBA-të nuk prevajojnë vendimet e organizatave.

“Ne duhet të qëndrojmë në parim sepse respektojmë rezolutat e OKB-së. Derisa kërkojmë të integrohemi në BE, por nuk do të thotë që ne të kritikojmë Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara nuk prevalojnë vendimet e organizatave ndërkombëtare përpara vendimeve të tyre nacionale”,- tha Nesho.

Nesho shtoi se, politika shqiptare ka qenë pre e presioneve të Tuqisë, por edhe e vendeve të tjera, ndërsa më tej ai tha se  politika e jashtme duhet të bëj kujdes që të mos krijojë idenë e një vasaliteti të një fuqie rajonale.

Vetë politika shqiptare ka qenë shumë e dyzuar ose pre e presioneve ose të fuqive të tilla si Turqia ose vende të tjera.

“Politika jonë e jashtme duhet të jetë e kujdesshme për të mos krijuar idenë e një vasaliteti të një fuqie rajonale. Është mirë që të qëndrojmë në politikën tonë parimore, asaj kujt i takojmë dhe asaj ku duhet të vemë duke i qëndruar parimit të së drejtës ndërkombëtare”, – u shpreh Nesho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.