E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bardhi reagon ashpër për refuzimin e interpelancës: Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!
Lajme

Bardhi reagon ashpër për refuzimin e interpelancës: Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi nga Kuvendi ka reaguar ashpër për vendimin për shtyrjen me një ditë të seancës plenare.

Ai tha se maxhoranca e ka kthyer Kuvendin në dyqan personal, ndërsa lëshoi akuza në drejtim të refuzimit të kërkesës për interpleancë me Ramën, të kërkuar nga deputetët e opozitës.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: Sot është e mërkurë dhe vendosët që Kuvendin ta trajtoni si dyqanin tuaj personal.
Në cilësinë e drejtueses së seancës sqaroni qytetarët për ndryshimin e ditës së seancës.
Ka dalë në media një arsye banale, nëse është kjo, është një kat i turpshëm dhe distancohemi nga ajo arsye banale që zhvendos axhendën e Kuvendit.
Kërkesa për interpelancë urgjente përfshihet si pikë e parë r rendit nëse nënshktuhet nga 7 deputetë.
Jeni kthyer në banalë në gjithçka bëni. Kryetarja e Kuvendit e cilësoi si cënim i nderit dhe dinjitetit të Ramës. Nëse kishte nder të mos jepe tendera për familjarët por të mirëmenaxhonte paratë publike. Rama mund t’i fshihet opozitës, por jo drejtësisë!

Felaj: E keni sjellë shumë vonë kërkesën për interpelanacë. Nuk jam e detyruar që të jap llogari. Për shtyrjen e seancës jeni njohur me vendimin e kryetares së Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.