E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si  paraqitet gjendja e punonjësit të Bashkisë Shkodër, që që u  dhunua mëngjesin e sotëm
Lajme

Si paraqitet gjendja e punonjësit të Bashkisë Shkodër, që që u dhunua mëngjesin e sotëm

Punonjësi i bashkisë së Shkodrës, Ermal Dizdari është dhunuar gjatë një konflikti që ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në lagjen “Salo Halili’.

Policia e Shkodrës informon se Dizdari ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta dhe ndodhet në spitalin e Shkodrës.

“Rreth orës 09:00, në lagjen “Salo Halili”, dyshohet se gjatë një konflikti, ka pësuar dëmtime fizike nga goditja me sende të forta, shtetasi E. D., 49 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit, informoi sot policia e qytetit.”-njofton policia.

Dizdari është sjellë në spitalin e Traumës. I është bërë skaneri rreth një orë më parë dhe është konstatuar që ka hemorragji në tru por është koshient dhe flet. Megjithatë do të do të mbahet nën monitorimin e mjekëve. Për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Përveç hemorragjisë, ka një frakturë zhytëse në ballë. Ka disa plagë në kokë dhe 4 dhëmbë të thyer në pjesën e sipërme të gojës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.