E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
GJERMANI-SKOCI/ Vendasit e mbyllin në avantash me tre gola  pjesën e parë
Lajme

GJERMANI-SKOCI/ Vendasit e mbyllin në avantash me tre gola pjesën e parë

Kampionati Europian startoi sonte me takimin hapës, Gjermani-Skoci. Ndeshja e parë, që hap siparin e një turneut me 51 takime në total, dhe që do të mbyllet me finalen e madhe të Berlinit me datë 14 korrik. Gjermanët dominuan pjesën e parë duke shënuar 3 gola.

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania “tregon

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes hapëse të “EURO 2024”, Gjermani-Skoci. “Pancerat” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Nagelsman zhbllokoi sfidën në minutën e 10. Florian Virc lëshoi një “predhë” rrafsh me tokën duke e bërë të pamundur për portierin Gun që ta ndalonte topin.

Vendasve i mjaftuan 9 minuta për të dyfishuar shifrat, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm dhe miliona gjermanë anë e mbanë botës.

Një aksion perfekt i “Die Manschaft” u finalizua më së miri nga “fantazisti” i Bajernit të Mynihut, Jamal Musiala, i cili pasi mori një pasim nga Haverc brenda zonës tundi rrejtën kundërshtare.

REZULTATI LIVE | GJERMANI-SKOCI 3-0

10′ Virc, 19′ Musiala, 45′ Haverc

gjermani skoci

Gjermania pritëse vjen më e karikuar se asnjëherë. Ky është eventi i parë madhor pas 18 vitesh që zhvillohet në tokën gjermane. I fundit ishte ai i vitit 2006, ku pa Italinë me Karnavaron kapiten, që ngriti në qiellin e Berlinit, Kupën e Botës numër 4 për “axurrët”. Gjermanët nuk ishin të zotë ta fitonin kompeticionin atëherë para publikut tyre, por duan që atë ëndërr ta realizojnë këtë vit, me një grup ku kombinohet eksperienca dhe talenti. Sot është etapa e parë, ku ata duhet t’i përgjigjen rezultateve kryesisht negative të kohëve të fundit, dhe t’i tregojnë të gjithëve se përse quhen Gjermania.

Kualifikim historik ishte edhe për Skocinë. Një kombëtare e fortë, që gjithmonë ka luajtur nën hijen e të mëdhenjve britanik, Anglisë. Me një udhëheqës si MekTomini dhe me suportin e tifozëve të mrekullueshëm skocez, që do jenë krahu i djathtë i ekipit, Skocia tenton të shkruajë historinë dhe të mposht Gjermaninë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.