Balla: Policia ka nevojë për mbështetje të gjithanshme
Të godasim asetet ekonomike të krimit
Taulant Balla takim me donatorët
Në takim me donatorët, ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh i prerë se duhet të godasim krimin aty ku i dhemb më shumë.
Balla nënvizoi se bashkëpunimi me Europol dhe Interpol është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë.
Sipas ministrit të Brendshëm, policia shqiptare ka bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera për 80 çështje.
“Gjatë vitit 2023 janë goditur 54 organizata kriminale, 38 prej tyre kanë pasur aktivitet në fushën e narkotikëve. Të godasim krimin aty ku i dhemb më shumë. Bashkëpunimi ndërkombëtar me Europol dhe Interpol është rritur ndjeshëm dhe duhet të vazhdojë. Ne kemi pasur 1380 hetime proaktive gjatë vitit 2023, kemi bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese të vendeve të tjera për 80 çështje. Kemi pasur 54 operacione të përbashkëta me Interpol. Kemi edhe një laborator për hetimet e provave kompjuterike. Kemi edhe angazhim në luftën kundër emigrancionit të paligjshëm. Kemi një angazhim me Frontex”, u shpreh ministri i Brendshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



