E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ilir Alimehmeti thotë se bashkia e Tiranës ka rënë në ‘vdekje klinike’: Vizioni  i Veliajt të vjedhë Tiranën!
Lajme

Ilir Alimehmeti thotë se bashkia e Tiranës ka rënë në ‘vdekje klinike’: Vizioni i Veliajt të vjedhë Tiranën!

I ftuar ditën e sotme në ‘Syri Digjital’ mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar situatën aktuale në Bashkinë e Tiranës mbi skandelet e përfshira në çështjen 5D me drejtorët e Veliajt.

Prej disa ditësh, nga sheshi përpara bashkisë së Tiranës, qytetarët e vendit janë shprehur se nuk do të tërhiqen nga protestat derisa Erion Veliaj të largohet nga posti që mban.

“Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë”-u shpreh Alimehmeti.

Deklarata e tij:

“Prej datës 5 Prill qytetarët janë në protestë të mbështetur nga opozita qartësisht kundër vjedhjes dhe abuzimit në Bashkinë e Tiranës dhe kjo gjë që  ka ndodhur me emër dhe ka kaluar me heshtje  tashmë nuk kalon më asgjë madje është bllokuar çdo proçes i mëtejshëm.

Kujtojmë që prej më pak se një viti opozita ka nisur aksionin e saj në Bashkinë e Tiranës, sepse prej 4 vitesh Veliaj e kishte fushën e lirë dhe ja ku ndodhemi tani një vit më pas.

Vetëm në dy muaj e gjysmë PD ka arritur të vendosë nën reflektorin mediatik, të ndërkombëtarëve dhe nën reflektorin e gjyqësorit situatën që ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe ju garantoi që  kjo është vetëm sipërfaqja (5D, Inceneratorët).

Vizioni i vërtetë i Veliajt është ta vjedhë Tiranën kundrejt faktit që ai duhet të ishte aty për të administruar bashkinë e Tiranës dhe për të mbështetur qytetarët në nevojë.

Këtu tek ne po ndodh e kundërta, taksat po rriten dhe ato shërbimet që ne na interesojnë si: shëndetësi, kopshte apo shkolla po ulen dhe nga ana tjetër drejtorët  dhe krahët e tij të djathtë bëhen investitorë strategjikë të Tiranës.

Kjo është e vërteta se ç’po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe prej muajsh bashkia ka ‘kaluar në një vdekje klinike’.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.