E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha edhe parti të re edhe rekurs në Gjykatën e Lartë
Lajme

Basha edhe parti të re edhe rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e tij në Vlorë ditën e sotme.
Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se shqiptarët meritojnë më shumë se sa “tangoja e vjetër që kërkon t’i mbajnë peng”, duke theksuar se nuk do të ndalet në rrugën për t’u dhënë alternativën që u mungon.

“Një takim me strukturat drejtuese të demokratëve euroatlantikë për të vazhduar pa asnjë ndalesë rrugën që kemi nisur, për tu dhënë shqiptarëve alternativën që ju mungon në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos jenë një tjetër tango e të vjetrës dhe të keqes që ka pushtuar vendin, por shqiptarët të jenë mundësi të votojnë për programin që meritojnë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë se sa tangoja e vjetër që kërkon t’i mbajnë peng nga analet e vjetra të politikës së korrupsionit dhe të krizës ekonomike ku ka zhytur vendin”, tha ai.

I pyetur nëse do të ketë një parti të re, Basha tha se partia politike ekziston, por ajo që po diskutohet është emri, por ndërkohë ai ka shpresë që t’i rikthet logoja e PD-së.

“Partia politike ekziston, ne kemi strukturat, organizimin, kemi njerëzit, programin, ajo që diskutohet është emri. Duke çuar rekursin në Gjykatë të Lartë, ne nuk mund të pranojmë padrejtësinë. Uroj që struktura jonë, që është gati dhe ka filluar punën për fushatën e ardhme, t’u paraqitet shqiptarëve si alternativë me logon dhe vulën e PD.
Por nëse pazari dhe konspiracioni, jo thjesht kundër demokratëve, por kundër shqiptarëve do ta pamundësojë këtë demokratët euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, programi dhe lista e kandidatëve tanë nuk do t’u mohohet shqiptarëve?”, tha Basha ndër të tjera.

Basha theksoi se nuk do të presë asnjë sekondë dhe do të shpalosë alternativën e tij tek qytetarët.

“Ne nuk do të presim asnjë sekondë, gjithë këtë kohë do ta kalojmë duke shpalosur këtë alternativë pranë qytetarëve. Do të vazhdojmë punën tonë. Do hedhim poshtë çdo skenar që shqiptarët t’i mbyllë në ekuacionin e të vjetrës, kryeministri apo ish-kryeministri, kjo nuk është alternativa për shqiptarë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.