E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Safet Gjici  pret vendimin e gjykatës, i shtruar prej dy muajsh në një spital privat
Lajme

Safet Gjici pret vendimin e gjykatës, i shtruar prej dy muajsh në një spital privat

Ditën e vendimit në Apelin e Posaçëm, ku SPAK nuk heq dorë për të dënuar Safet Gjicin me 4 vite e 6 muaj burg, ky i fundit sëmuret teksa do ta presë vendimin në një spital privat në kryeqytet.

Burime konfirmuan se Gjici ndodhet prej 2 muajsh i shtruar në spital, për shkak të disa problemeve shëndetësore. Organi i akuzës kërkon dënimin e tij për veprën penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndërkohë për Alma Kaçin, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 5 muaj burg.

Të dy përfitojnë uljen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Prokurori nuk ishte dakord me ndryshimin e akuzës dhe uljen e dënimit që u bë nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Avokati i Safet Gjicit kërkoi pafajësi, kërkesa për të cilat Apeli i Posaçëm do të japë vendim këtë të hënë në orën 14:00. Në seancën e pak ditëve më parë, Kaçi nuk mori pjesë në seancë si dhe nuk u përfaqësua nga avokat, teksa togat e zeza i caktuan mbrojtës kryesisht Arben Pecin i cili kërkoi pafajësi.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar ish-kryebashkuakun Gjici me 3 vite burg vetëm për shpërdorim detyre me gjykim të shkurtuar. Alma Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg që u reduktua nga gjykimi i shkurtuar me 1 vit burg për prostitucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.