E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Danimarka eliminon Serbinë
Lajme

Danimarka eliminon Serbinë

Në “Allianz Arena” të Mynihut u luajt sfida e fundit e Grupit C mes Danimarkës dhe Serbisë.

Danezët ishin superiorë nga minuta e parë e deri në të fundit, duke lënë ekipin serb për të shumtën e lojës vetëm në fazën defensive.

Rastin e parë për Danimarkën e krijoi Alexander Bah, që rrezikoi në minutën e 16-të, por topi shkoi ngjitur me shtyllën e djathtë.

Rast fantastik për të shënuar pati edhe Christian Eriksen (21’), mirëpo goditjen e tij e ndali portieri i ekipit serb.

Danezët vazhduan në minutat e mbetura të dominonin, ndërsa Serbia që mbrohej nuk arriti të regjistronte asnjë gjuajtje.

Edhe 45 minutat e dytë ishin pasqyrë e asaj të parës, me Danimarkën që sulmonte nga të dy krahët dhe qendra.

Ramus Hojlund dhe Andreas Skov Olsen tentuan nga distanca me disa harkime, por që ekipi serb ishte i kthyer me të gjitha forcat mbrapa.

Në minutën e 72-të, Joakim Maehle hakoi brenda zonës, mirëpo sërish mbrojtja kundërshtare ishte e ngjeshur.

Në ‘RheinEnergieStadion’ u luajt  ndeshja e fundit e Grupit C, Angli-Slloveni, e cila e cila u mbyll me rezultatin 0-0.

Tre Luanët vazhdojnë të shfaqen pa shkëlqim në këtë fushatë të Euro 2024, edhe pse e mbyllin të parët me pesë pikë.

Në Grupin C, Anglia e mbylli si kryesuese me pesë pikë, Sllovenia dhe Danimarka me nga tri, ndërsa Serbia mori dy pikë të pavlefshme dhe u eliminua si vend i fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.