Drejtonte motomjetin i dehur, aksidentohet dhe plagoset, por nga spitali përfundon në Komisariat
Një person është arrestur nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Dibër, në flagrancë, pasi, ky shtetas duke drejtuar motomjetin e tij tip “Lifan” , ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.
Ne pranga ra Afrim Manjani 56 vjeç, banues në Shupenzë, Bulqizë.
Nga testi i alkoolit rezultoi se ky shtetas kishte konsumuar alkool në masën 0.69 mg/ litër, si dhe drejtonte mjetin motorik pa leje drejtimi .
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “ Drejtim i automjetit në menyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



