E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuza për korrupsion/ Financat bllokojnë ministren Bora Muzhaqi, ka zhdukur 4 milionë Euro të kampeve verore të fëmijëve
Lajme

Akuza për korrupsion/ Financat bllokojnë ministren Bora Muzhaqi, ka zhdukur 4 milionë Euro të kampeve verore të fëmijëve

SPAK duhet të hetojë, nëse këto miliona i kanë marrë 6 OJF e biznese të ministres Bora Muzhaqi, të burrit Besard Buzi e vjehrrës Adriana Berberi; por dhe indicia se janë përdorur për 3 vilat që kjo familje ka blerë në: Pfiladelpia –SHBA, ose janë investuar për partamente e njësi shërbimi në kullën e nipit trafikant Ervin Mata te ish-“Ekspozita Shqipëria Sot”…

Ministresha e të rinjve dhe fëmijëve, Bora Muzhaqi, e njohur si mikesha e vajzës së Linda Ramës, mbahet mend për broçkullat që janë bërë meme, për paaftësi e asnjë punë, megjithëse është ministre e të rinjve që kanë ikur e po ikin masivisht si edhe e mijëra fëmijëve që dhunohen, vuajnë për ushqim, shërbim mjekësor, shkollim, që lypin e trafikohen.

Por ministresha Bora Muzhaqi, nusja e djalit të Adriana Berberit, krye xhambazes së Autoritetit të Konkurrencës, vërtetë është “hau- hiu” nga mendja e zero nga formimi, por siç duket, me instruktazhin e vjehrrës “nona” e hajdutërive, ka fituar aftësi në zhdukjen e fondeve që akordohen për argëtimin e fëmijëve të zonave e familjeve të varfra.

Akuza serioze për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kundër ministres Bora Muzhaqi dhe të afërmve të saj. Sipas informacioneve të dhëna, thuhet se:

1. Fondi prej 4 milionë euro i akorduar nga qeveria për ngritjen e kampingjeve verore për fëmijët në nevojë në 15 bashki nuk është përdorur siç duhet. Në vend të kësaj, është pretenduar se janë falsifikuar dokumente për të treguar ngritjen dhe funksionimin e këtyre kampingjeve.
2. Ministria e Financave ka refuzuar akordimin e fondit të kërkuar prej 4.7 milionë euro për vitin 2024 për kampingje të ngjashme, për shkak të dyshimeve për shpërdorimin e fondeve të vitit të kaluar.
3. Është kërkuar që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) të hetojë nëse këto fonde janë marrë nga organizatat joqeveritare dhe bizneset e lidhura me ministren Muzhaqi, burrin e saj Besard Buzi dhe vjehrrën Adriana Berberi.
4. Ka akuza se këto fonde mund të jenë përdorur për blerjen e tre vilave në Philadelphia, SHBA, ose për investime në apartamente dhe njësi shërbimi në kullën e një të afërmi trafikant, Ervin Mata, pranë ish-“Ekspozitës Shqipëria Sot”.

Nëse këto akuza janë të vërteta, ato përbëjnë një rast të rëndë korrupsioni që kërkon një hetim të plotë dhe të paanshëm nga autoritetet përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.