VIDEO/ Akuzë e re për mjekun Edmond Gashi/ E pëson edhe i riu që fshehu pamjet filmike
https://www.instagram.com/reel/C8t656oth5I/?igsh=MzRlODBiNWFlZA==
Mjeku Edmond Gashi tashmë do të përballet me një akuzë të re.
Komisariati numër 6 e ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale thyerje të masës së sigurisë, duke shkuar në një lokal. Ai akuzohet për ‘Largim të burgosurit nga vendi qëndrimit’.
Policia ka proceduar dhe një 22-vjeçar për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
22-vjeçari Egi Sorra dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave në lokalin ku ka qëndruar Edmond Gashi pasi doli nga gjykata dhe iku me vrap duke iu shmangur gazetarëve.
NJOFTIMI ZYRTAR
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. G., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, dhe për shtetasin E. S., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Shtetasi E. G. ka thyer shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës, ndërsa shtetasi E. S. ka fshehur DVR-në me pamjet filmike nga lokali ku ka qëndruar shtetasi E. G.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



