
Fevzi, përveç resorteve luksoze, duhet dhe diçka më shumë për zhvillimin e turizmit?!
Blendi Fevziu ka vendosur t’i përkushtohet promovimit të turizmit dhe bukurive të Shqipërisë, duke e bërë këtë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe influencës personale. Megjithatë, Blendi ka të drejtën e tij që të ftojë byrekpjekësit apo çdo personazh në valët e një TV-je me liçencë kombëtare do të ishte mirë që përveç përqendrimit në promovimin e destinacioneve luksoze dhe rezorteve të pasura, të mos anashkalonte problemet reale dhe të rëndësishme që prekin turizmin dhe jetën e përditshme të qytetarëve të zakonshëm.
Në vend që të ndalet vetëm te aspektet pozitive, Fevziu duhet të adresojë edhe çështjet infrastrukturore dhe kushtet e papërshtatshme që ndikojnë negativisht në përvojën turistike. Rrugët e këqija, mungesa e shërbimeve bazë dhe ndotja mjedisore janë disa nga problemet që nuk mund të injorohen nëse synohet zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Ndërsa promovimi i bukurive të vendit është i rëndësishëm, detyra e një figure publike si Fevziu duhet të jetë gjithashtu të ngrijë zërin për përmirësimin e kushteve që do të bëjnë që këto destinacione të jenë të aksesueshme dhe të këndshme për të gjithë turistët, jo vetëm për ata që mund të përballojnë luksin.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



