E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Veliaj bllokon të   vetmen pistë vrapimi në Tiranë  për një koncert dhe paninet e Arbana Osmanit
Lajme

Veliaj bllokon të vetmen pistë vrapimi në Tiranë për një koncert dhe paninet e Arbana Osmanit

Naim Noka

Prej disa ditësh, pista e vetme ku sportistë profesionistë dhe amatorë mund të vrapojnë në Tiranë, ajo në Parkun e Liqenit Artificial, është bërë e papërdorshme. Arsyeja? Një koncert i organizuar nga Bashkia e Tiranës ka transformuar këtë hapësirë të rëndësishme sportive në një panair të përkohshëm.

Pemët në krah të pistës janë prerë dhe në mes të saj janë ngritur çadra të posaçme, ku prezantuesja e famshme Arbana Osmani do të shesë paninet e saj të njohura. Ky akt ka shkaktuar zemërim dhe frustrim te sportistët dhe qytetarët e Tiranës, të cilët tani janë të detyruar të kërkojnë alternativa për stërvitje.

Tiranës i duhen padyshim aktivitete kulturore, koncerte dhe ngjarje të ngjashme që pasurojnë jetën e qytetit. Por si mund të justifikohet shndërrimi i pistës së vetme të vrapimit, një vend ku stërvitet edhe ekipi kombëtar i atletikës, në një panair paninesh? Ky është një shembull i qartë i mungesës së planifikimit dhe vëmendjes ndaj nevojave të komunitetit sportiv dhe të gjithë qytetarëve që përdorin këtë hapësirë publike për aktivitet fizik dhe relaksim.

Ajo që është edhe më shqetësuese është mënyra sesi kjo situatë ka kaluar pa vëmendje të madhe nga Bashkia e Tiranës, e cila është vetë organizatore e eventit. Shkatërrimi i gjelbërimit dhe shkelja e hapësirave publike për qëllime tregtare tregon një mungesë të thellë ndjeshmërie ndaj mjedisit dhe interesave të qytetarëve. VIP-at tanë, duke përfshirë edhe Osmanin, tregojnë një ndjeshmëri zero për këto fenomene, duke kryer shërbimin e radhës për pushtetin dhe xhepat e tyre.

Ky skandal i fundit duhet të shërbejë si një thirrje për ndërgjegjësim dhe veprim të menjëhershëm nga autoritetet lokale dhe organizatat e shoqërisë civile. Është koha që Tirana të ketë një qasje më të kujdesshme dhe të përgjegjshme ndaj menaxhimit të hapësirave publike, duke respektuar dhe mbrojtur të drejtat e komunitetit sportiv dhe mjedisin e përbashkët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.