E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Angli-Spanjë finalja e Europianit
Lajme

Angli-Spanjë finalja e Europianit

Anglia prek për herë të dytë radhazi finalen e kampionatit Europian. “Tre Luanët” kanë mposhtur Holandën me rezultatin 2-1 dhe do të sfidojnë Spanjën në finalen e 14 korrikut në “olympiastadion” të Berlinit.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Kuman gjeti e para golin e avantazhit në minutën e 7 të takimit. Simons realizoi një gol fantastik nga jashtë zonës duke shtangur portierin Pikford.

Zgjati vetëm 10 minuta avantazhi i Holandës. Anglia barazon reazultatin në minutën e 17 me Herri Kejn nga pika e bardhë e penalltisë. Kejn nuk gaboi nga 11-metra, duke shndërruar penalltinë e fituar prej tij.

Në minutën e 30,  traversa i mohoi golin mbrojtësit holandez Dumfris.

Një minutë më vonë ishte sulmuesi i Anglisë, Foden që i shkoi shumë pranë golit, por u ndal nga shtylla.

Në minutën e 65, Holanda iu afrua golit me Van Dajk, por ndërhyrja e portierit Pikford ishte vendimtare.

Në moinutën e 79, Saka gjeti rrugën e rrjetës për Anglinë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në shtesa, Anglia gjeti golin që i dha kualifikimin në finale. Uatkins bëri heroin dhe shënoi një gol të mrekullueshëm me peshë të madhe për kombëtaren e Garet Sauthgejt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.