E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lezhë/ Qarkulloi mes pushuesve me mjet  duke iu rrezikuar jetën, e pëson keq 25-vjeçari
Lajme

Lezhë/ Qarkulloi mes pushuesve me mjet duke iu rrezikuar jetën, e pëson keq 25-vjeçari

Në plazhin e Kunë- Vain në Lezhë, një 25-vjeçar është futur me automjetin e tij në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën këtyre të fundit.

Policia ka identifikuar të riun dhe e ka ndëshkuar me një masë administrativ prej 60 mijë lekësh të reja.

Njoftimi i policisë:

Kune-Vain, Lezhë

U fut me automjet në breg të detit dhe qarkulloi mes pushuesve, duke iu rrezikuar jetën, Policia identifikoi drejtuesin dhe e ndëshkoi me masë administrative 60 000 lekë.

Menjëherë pas publikimit në portalin “JOQ” të një video-je në të cilën shfaqet një shtetas duke lëvizur me automjet, përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain, Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas.

Si rezultat, u identifikua dhe shoqërua në komisariat, së bashku me automjetin me të cilin shfaqet në video, shtetasi E. P., 25 vjeç, banues në Kurbin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ai u ndëshkua me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.