E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arbër Teqja fiton tenderin 200 MLN nga Spitali i Fierit
Lajme

Arbër Teqja fiton tenderin 200 MLN nga Spitali i Fierit

Mamin e ka prej vitesh zv/drejtoreshë e QSUT

Arbër Teqja është “çuni i mamit” Arjana Strakosha, me detyrë prej vitesh në funksionin publik si zëvendës drejtoreshë e QSUT. Ajo shërben për pacientët në shërbimet e hemodializës dhe nefrologjisë.

Por përtej kësaj duket se shërben edhe si një “mashë” që i biri i saj të fitojë tendera kudo nëpër spitalet e vendit.

Ndonëse Arbër Teqja është arrestuar në vitin 2015 si pjesëmarrës në një skemë mashtrimi nëpërmjet recetave fiktive në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, kjo duket se nuk e ka ndaluar aspak atë që të vazhdojë të marrë përsëri tendera.

Më i fundit është ky që do të shikoni sot, i dhënë nga SPITALI RAJONAL “MEMORIAL” FIER. Bëhet fjalë për një procedurë që mban numrin e referencës REF-95967-02-21-2024 dhe ka si objekt “Shërbimi i trajtimit dhe asgjësimit të mbetjeve spitalore”, me fond limit 17,458,400 lekë të reja pa TVSH ose rreth 210 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Natyrisht ashtu siç pritej, edhe ky tender ka në brendësi elementë tepër të dyshimtë. Nga një studim i dokumentacionit të tij vihet re se firma e Arbër Teqaj, “ECO RICIKLIM”, ka dhënë ofertën më të lartë në tender.

Megjithatë ajo është kualifikuar si fituese. Bëhet fjalë për një ofertë në vlerën 17,236,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH. Dyshimet përforcohen më shumë kur zbulohet se shifra e ofruar nga Arbër Teqja është sa 99% e fondit limit të tenderit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.