E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I shpëtoi atentatit, reagon Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë!
Bota

I shpëtoi atentatit, reagon Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë!

Ish presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar për ngjarjen e rëndë ditën e djeshme.

Sipas mediave, Donald Trump i ka dërguar një e-mail mbështetësve të tij, pas atentatit në Pensilvani, ku u qëllua nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

“Ky është një mesazh nga Donald Trump”, thuhej në e-mail. “Kurrë nuk do të dorëzohem”, shkruante Trump.

Në reagimin e tij, Donald Trump tha se u plagos nga një plumb në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi me armë gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI tha se është duke vijuar hetimet.

Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit u panë shenja gjaku.

Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama dënuan ashpër atentatin ndaj Trump.

Incidenti po hetohet si atentat dhe sipas mediave ndërkombëtare mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale.

Shtete e Bashkuara të Amerikës u tronditën ditën e djeshme ku ish-presidenti Donald Trump, njëherësh kandidat për një mandat të dytë presidencial u qëllua me armë gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani. Mësohet se ish-presidenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Trump tha se u qëllua me një plumb që i “shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë”.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna dhe menjëherë ndjeva se plumbi po depërtonte nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.

Ai falenderoi Shërbimin Sekret dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit për “reagimin e tyre të shpejtë”.

“Është e pabesueshme që një akt i tillë mund të ndodhë në vendin tonë”, tha ai teksa i shprehu ngushëllime familjes së personit të vrarë në tubim. Autori u vra nga snajperët e Shërbimit Sekret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.