Sapo u krijua ministria Anti-korrupsion, abuzimi financiar u rrit 30%
Ministrja Adea Pirdeni dhe kryeministri nuk dinë gjë!
Pas formimit të Ministrisë Anti-korrupsion, duket se korrupsioni ka bërë festë. Me një rritje prej 30% më shumë, situata na kujton se sa efektive mund të jetë një fasadë politike. Ministrja Adea Pirdeni, e cila duket se e ka marrë këtë rol vetëm për të mbushur konferencat e Partisë Socialiste me deklarata boshe, është bërë simbol i një lufte imagjinare kundër korrupsionit.
Në fakt, duket se ajo ka vendosur të kontribuojë në statistikat negative, duke bërë “kurban” 10 milionë euro për projekte fiktive dhe OJF-të ‘lëpirëse’ të qeverisë. Tani, korrupsioni ka një ministër të tij, që jo vetëm nuk e lufton, por e ushqen me pasion. Me sa duket, e vetmja gjë që po zvogëlohet në këtë histori është besimi i qytetarëve në luftën kundër korrupsionit. Nëse kjo është mënyra e re e qeverisë për të luftuar korrupsionin, atëherë duhet të fillojmë të përgatitemi për një rekord të ri në vitin 2025!
Një raport përmbledhës nga Ministria e Financave ka zbuluar se gjatë 5 muajve të parë të vitit m2024, korrupsioni është rritur me 30% krahasuar me fundin e vitit 2023.
Ministri i Financave, Ervin Mete, do t’ia dorëzojë këtë raport kryeministrit Edi Rama dhe agjencive anti-korrupsion për veprime ligjore. Raporte të ngjashme janë hartuar 14 herë gjatë 11 viteve të qeverisjes së Edi Ramës, por kanë mbetur të fshehtë.
Korrupsioni është shtuar vit pas viti në të gjitha nivelet e qeverisjes. Sipas raporteve të KLSH dhe auditimeve të brendshme, vjedhjet nga viti 2014 deri në 2023 arrijnë në 12 miliardë euro.
Në raportin e fundit, konstatohet se korrupsioni është rritur me 30% që nga krijimi i Ministrisë Anti-korrupsion. Kjo ngre dyshime se kryeministri Edi Rama krijoi këtë ministri për të mashtruar partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkohë, ministrja Adea Pirdeni nuk ka bërë asnjë veprim publik kundër korrupsionit, përveç deklaratave boshe. Raporti gjithashtu tregon se Pirdeni ka shpenzuar 10 milionë euro për projekte fiktive të OJF-ve që mbështesin qeverinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco