E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Durrës/ I dënuar me 6 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari
Lajme

Durrës/ I dënuar me 6 vite burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari

Policia e Durrësit arrestoi një 50-vjeçar i cili ishte dënuar me 6 vjet burg, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një person në vitin 2015.

Sipas uniformave blu, në pranga ra Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

“Durrës/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar.

I dënuar me 6 vjet burgim, pasi tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, në vitin 2015, pas një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e DVP Durrës kanë kapur në zonën e quajtur “Nishtulla” dhe kanë vënë në pranga shtetasin: Marlen Sallahu, 50 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim sepse në vitin 2015, ka tentuar të vrasë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.