U dhunua barbarisht, ndërron jetë Rigels Kaso pas disa ditësh në gjendje të rëndë shëndetësore

42-vjeçari nga Bilishti, Rigels Kaso i cili u gjet i dhunuar para disa ditësh në mënyrë brutale, ka ndërruar jetë.
42-vjeçari qëndroi disa ditë në gjendje kritike për jetën, por nuk mundi të mbijetonte plagëve të marra.
Bajram Gjeleshi , 34-vjeç është shpallur në kërkim nga Policia pasi pas hetimeve ka rezultuar se është autori i cili rrahu brutalisht 42-vjeçarin Rigels Kaso.
Sipas informacioneve nga Policia, Barjam Gjeleshi 34 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta 42-vjeçarin.
Teksa hetimet janë ende në vijim, policia vijon punën për kapjen e 34-vjeçarit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



